Telegrafi

​Voton Pantoviq, kandidatja e vetme serbe për kryetare të Zveçanit

Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe për kryetare të Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimi e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në Zveçan.

Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tash gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Pantoviq ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Ndryshe, qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar për kryetar të rinj.