Telegrafi

Kandidati Osmani: Shumë shpejtë do t’i formojmë institucionet

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, ka votuar para disa minutash.

Pas votimit, Osmani ka deklaruar për media se qytearët kanë nevojë që të formohen së shpejti insticuinet, transmeton Telegrafi.

“Besoj që shumë shpejtë kanë më u formu institucionet. Tash e disa muaj jemi tu hek keq për institucione. Besoj që do të arrijmë t’i krijmojmë këto insticione”, ka potencuar ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për zgjedhjen e kryetarit.

Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës. /Telegrafi/