Site icon Telegrafi

Voton Erden Atiqi, kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së veriut

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka dhënë votën e tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, që po mbahen sot në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ai pasi kreu këtë obligim ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

“Sapo e kryva obligimin tim qytetar. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve të kësja pjese të dalin ta kryejnë obligimine tyre”, ka thënë ai.

Atiq ka thënë se ende është herët për të parashikuar rezultatin.

“Jemi optimist. Është duke shkuar me një ritëm konstatnt procesi. Ne presim faktorizim. E kemi pasur përkrahjen edhe të subjekteve tjera, ka pasur një fushatë të civilizuar, dinjitoze. Kjo na jep shpresë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version