Site icon Telegrafi

Votimi për shkarkimin e tij, kryetari i Zubin Potokut thotë se nuk do të marr pjesë në votim

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votim për procesin e shkarkimit të tij, ani pse ka të drejtë vote.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është hera e parë që nuk do të marrë pjesë në një proces zgjedhor.

Lexo po ashtu Shkarkimi i kryetarëve - sot votohet në katër komunat në veri

“Nuk do të dal për të votuar, dhe është hera e parë që nuk po marrë pjesë në një proces votimi. Ditën do ta kalojë si një ditë të zakonshme”, u shpreh Zeqiri.

Në Zubin Potok të drejtë vote kanë 6.877 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version