Site icon Telegrafi

Votimi për shkarkim të kryetarëve në veri, shefi i BE-së në Kosovë: KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Ambasadori Szunyog përmes një postimi në platformës X ka shkruar se është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm.

Lexo po ashtu Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai në platformën X. /Telegrafi/

Exit mobile version