Telegrafi

Votim interesant nga Granit Xhaka për çmimin “The Best” nga FIFA

Lionel Messi e fitoi mbrëmë (e hënë) çmimin e lojtarit të vitit 2022 nga FIFA.

Argjentinasi ia doli ta fitonte Kupën e Botës me kombëtaren e tij, trofeu i vetëm që i mungonte në muze, duke e afruar kështu atë të trofeu individual “The Best”.

Tashmë janë bërë publike votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve ndërkombëtare, por si ka votuar Granti Xhaka.

Lexo po ashtu Si votuan Amir Rrahmani dhe Alain Giresse për çmimin "The Best" të FIFA-s

Lojtari shqiptar që është kapiten i Zvicrës dha pikë maksimale për Lionel Messin.

Pas argjentinasit, ylli i Arsenalit kishte vota edhe për Luka Modric dhe Kylian Mbappen. /Telegrafi/