Lionel Messi është shpallur lojtari i vitit, duke e mposhtur Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon për çmimin ‘The Best’ nga FIFA.
Ylli argjentinasi ishte i mrekullueshëm në sezonin e kaluar në aspektin individual, pasi shënoi më së shumti gola dhe bëri më së shumti asistime.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë mori 46 pikë për ta fituar çmimin e më të mirit në shtëpia më e madhe e futbollit në botë.
Mbrojtësi holandez mori 38 pikë, gjersa ylli portugez kishte 36 sosh.
Pas tyre u votuan lojtarët si, Mohamed Salah (26), Sadio Mane (23), Kylian Mbappe (17), Frenkie de Jong dhe Eden Hazard me 16-të, Kevind de Bruyne(9) dhe Harry Kane me pesë pikë. /Telegrafi/
ℹ️ Full breakdown of voting results here: https://t.co/k4PksekZaJ#TheBest | #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/cymNNO4lft
— FIFA (@FIFAcom) September 23, 2019