Një javë para se Parlamenti të marrë pushimet, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbash ia arritën të bindin njëri-tjetrin për votën e emigrantëve.
Zgjidhja: socialistet janë tërhequr nga propozimi fillestar që të votonin, vetëm shqiptarët me adresë rezidenti, duke pranuar versionin e PD që kjo e drejtë t’u jepej të gjithë shqiptarëve që në momentin që regjistrohen në KQZ të kenë një adresë banimi.
Socialistët nuk i mohojnë demokratëve as llojin e postës që do të përdoret, pasi në kthim pagesën do ta bëjë vetë qytetari.
Palët duket se janë afruar edhe sa i përket listave të hapura. Opozita nuk është dakord me herësin e propozuar nga PS, por ofrojnë që lista të jetë e ndarë në dy pjesë e hapur dhe e mbyllur, duke ju referuar dispozitës kushtetuese që jo më pak se 2/3 t’i nënshtrohet votës parapëlqyese.
Për këtë ide socialisti Damian Gjiknuri duhet të këshillohet më partinë e tij, duke mos ja rrëzuar propozimin në tryezë, por duke e lënë të hapur si mundësi.
Me argumentin që vendimet e Kushtetueses duhet të adresohen sa më shpejt, të dyja palët janë optimistë që drafti përfundimtar mund të miratohet në seancën e 25 korrikut.
Sapo të marrin përgjigjen e Gjiknurit për çështjen e listës së deputetëve, ekspertët e dialogut do të nisin punën për të shkuar draftin e përbashkët që deputetët në sallë të ngrenë kartonët jeshil./A2 CNN