Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.
Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila shtoi se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.
Ajo shtoi se është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.
“Ligji për grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë. Është përgjegjësi e agjencive buxhetore. Këto pyetje të adresohen te institucionet përgjegjëse si dhe te Ministria e Financave po ashtu”, tha Kusari-Lila.
Ndryshe PDK ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati nëse i njëjti nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit deri të entjen.
Kurse nga AAK-ja e kanë cilësuar si hakmarrje politike mosekzekutimin e pagave. /Telegrafi/