Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev për të premtuar fonde për rrjetin e dëmtuar të energjisë së Ukrainës, duke i shfrytëzuar pjesërisht asetet e ngrira ruse.
Ukrainasit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe një dimër të pasigurt përpara, me Rusinë që vazhdon të synojë infrastrukturën kryesore civile – duke përfshirë termocentralet jetike, dëmtimi i të cilave lë vendin pa energji.
Së fundmi, Komisioni Evropian premtoi një shtesë prej 160 milionë eurosh për të ndihmuar në forcimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, me 100 milionë euro nga ato të mbledhura nga fitimet e papritura që BE-ja ka fituar nga interesat për asetet e ngrira ruse.
Ndërkohë, 60 milionë euro të tjera janë zotuar për ndihmë humanitare për civilët e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet ajrore ruse, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Rusia ka përshkallëzuar sulmet në të gjithë Ukrainën në përgjigje të ofensivës së papritur të ushtrisë ukrainase në rajonin e Kurskut.
My 8th visit to Kyiv comes as the
heating season starts soon, and Russia keeps targeting energy infrastructure.We will help Ukraine in its brave efforts.
I come here to discuss Europe’s support.
From winter preparedness to defence, to accession and progress on the G7 loans. pic.twitter.com/kxxWFA7eA0
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 20, 2024
Edhe para një valë të re sulmesh, më shumë se dy të tretat e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës para luftës u shkatërruan, u dëmtuan ose ishin nën okupim, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
“Vizita ime e 8-të në Kiev vjen në një moment vendimtar. Sezoni i ngrohjes fillon pas dy javësh dhe sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj infrastrukturës civile të energjisë të Ukrainës synojnë të shkaktojnë dëme maksimale”, tha von der Leyen.
“Ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj të guximshme për ta kapërcyer këtë”, shtoi ajo.
Ndryshe, von der Leyen do të kërkojë gjithashtu një përditësim nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbi përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/