Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara vizitës së saj nesër në Kinë.
Ajo shkroi në Twitter se Ukraina do të jetë një “temë e rëndësishme” në takimet me presidentin kinez, Xi Jinping dhe kryeministrin, Li Qiang.
“BE dëshiron arritjen e një paqeje që do të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha ajo.
I had a phone call with President @ZelenskyyUa ahead of my visit to China.
Ukraine will be an important topic of my meetings with President Xi and Premier Li.
The EU wants a just peace that respects Ukraine’s sovereignty and territorial integrity.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 4, 2023
Von der Leyen tha javën e kaluar se qëndrimi i Kinës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë do të jetë një “faktor vendimtar” për marrëdhëniet e ardhshme të Bashkimit Evropian me Pekinin.
Theksojmë se zyrtarët kinez të lartcekur do të takohen edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndryshe, Kina ka paraqitur një plan të paqes mes ukrainasve dhe rusëve, por që është refuzuar nga aleatët perëndimor të Ukrainës. /Telegrafi/