Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka udhëtuar për në Ukrainë, udhëheqësja më e lartë perëndimore që ka shkuar në Kiev që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo do të ketë takime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shkon në Kiev me tren nga Polonia juglindore me kryeministrin sllovak Eduard Heger dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
Ata nuk janë liderët e parë perëndimorë që udhëtojnë – ditët e fundit – në Kiev.
На шляху до Києва!
Going to Kyiv. #StandWithUkraine @vonderleyen @eduardheger pic.twitter.com/Lw8UaQUZgB
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 8, 2022
Muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë takuan Zelenskyn, në atë që ai e quajti një “shprehje të fuqishme të mbështetjes për Ukrainën”.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, vizitoi Kievin javën e kaluar, gjithashtu. /Telegrafi/