Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka shprehur kritika ndaj emisarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit zhvilloi një takim me përfaqësues të disa OJQ-ve serbe.
Këtë takim, Bislimi kishte cilësuar si “të padrejtë dhe jo neutrale” nga ana e emisarit të BE-së.
Në një publikim në platformën “X”, Cramon shprehet qartë lidhur me autonomizmin e BE-së dhe rolin e tyre në dialog.
“Bashkimi Evropian është zot i veprimit të vet dhe nuk ka nevojë për udhëzime se si zyrtarët e tij duhet të veprojnë. Lajçak ka zhvilluar takime të vazhdueshme me të gjitha palët kyçe që mund të ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe takimi i tij më i fundit nuk është aspak i ndryshëm nga kjo praktikë,” u shpreh ajo.
Më tej, Cramon thekson shqetësimin e saj lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“Këto OJQ nuk janë përfaqësues të presidentit Vuçiq, por janë entitete të pavarura që mbështesin projekte multietnike dhe punojnë me përkushtim për integrimin në shoqërinë kosovare. Deklaratat e tilla jo vetëm që janë të pasakta, por janë edhe shumë të rrezikshme, sepse ato ekspozojnë këta individë dhe organizatat e tyre,” shton ajo.
“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga deklaratat e fundit dhe sjellja e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj komunitetit serb dhe pakicave të tjera në vend. Ruajtja dhe vlerësimi i karakterit multietnik të Kosovës është jetik, dhe kështu është parashikuar në planin e Ahtisarit, i cili kontribuoi në njohjen nga perëndimi të Kosovës në vitin 2008,” përfundon raportuesja./Telegrafi/
The EU is its own master and does not need someone to tell its officials whom and at what time they can meet.
I am personally deeply disappointed and concerned as these statements are not only false but also dangerous as they put the target on NGO reps.
My full statement: ? https://t.co/evjuB4u0n2 pic.twitter.com/kWW6EH6Tpb
— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) February 15, 2024