Kaherë është paralajmëruar se Volvo do të provojë të rivalizojë gjermanët në klasën ku ata dominojnë.
Flasim për klasën e limuzinave luksoze ku S klasa, BMW Seria 7 dhe A8 përfundimisht bëjnë boshtin e të tjerët përfshirë Lexus, Jaguar, Maserati dhe Cadillac e përcjellin këtë treshe gjermane
Me modelin e ri S90 edhe Volvo dëshiron të provojë fatin në segment, transmeton koha.net.
Edhe pse ende nuk është publikuar fotoja zyrtare e modelit, dizajnuesit amatorë nga TopSpeed kanë bërë animacionin kompjuterik me të cilin tregojnë pamjen e Volvos së re.
Automobili tashmë është në testim në Evropë dhe tash për tash dihet se do të ndërtohet në platformën SPA sikur dhe XC90 i ri, që do të thotë se mund të presim motorin katër cilindrash të pajisur edhe me motorë elektrikë. Pra sistemi nga XC90 T8 mund të bartet edhe në XC90.
Bëhet fjalë për hibridin që ka 400 kuaj fuqi dhe kjo mjafton për limuzinën si ajo S90.