Telegrafi

Volodymyr Zelensky drejt Uashingtonit – çfarë dimë për takimet dhe me kë do të flasë

Presidenti ukrainas do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në orën 14:30 ET – pra rreth orës 20:30, sipas kohës sonë lokale.

Ai do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin amerikan dhe më pas do të shkojë në Capitol Hill për të folur në një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi do të takohet me të parin e shtetit ukrainas.

Më pas presidenti ukrainas do t’i drejtohet Kongresit rreth orës 13:30, shkruan skynews.

Pelosi e ka përshkruar Zelensky si “guximtar dhe patriot” përpara fjalimit të tij dhe tha se SHBA mezi pret të dëgjojë “mesazhin e tij frymëzues të unitetit”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/