Telegrafi

Volkswagen merr menaxher të Daimlerit

Grupi Volkswagen ka zyrtarizuar emërimin e Christine Hohmann-Dennhardt, menaxhere e kompanisë rivale Daimler, për të ndihmuar kompaninë të dalë më shpejtë nga skandali për emetimin e gazrave.

65-vjeçarja do të nisë punën si menaxhere e bordit të ri të krijuar për çështje juridike që nga 1 janari i vitit 2016, ka njoftuar VW.

“Jemi të lumtur që Dr. Hohmann-Dennhard është pajtuar të marrë përgjegjësinë dhe që ne të funksionojmë në eksperiencën e saj të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë falënderojmë Daimlerin që pranoi të përfundonte më herët kontratën e Hohmann-Dennhardt”, thuhet në njoftimin e VW-së, raporton Reuters, transmeton koha.net.

Kontrata e saj ishte deri më 28 shkurt të vitit 2017, ndërsa Daimler ka thënë se është pajtuar me kërkesën e VW-së për “interes të auto-industrisë së Gjermanisë”.

Para se të punësohej në Daimler në vitin 2011, Hohmann-Dennhardt kishte punuar 11 vjet si gjykatëse.