Mërgim Vojvoda është njëri nga mbrojtësit më të mirë dhe më të rëndësishëm te skuadra italiane Torino.
Reprezentuesi kosovar ka dy vite që po e vesh fanellën e klubit të madh italian, por ai tani ka filluar të refuzojë propozimin e Torinos për një kontratë të re.
Tuttomercatoweb ka raportuar se drejtuesit e skuadrës duan ta blindojnë Vojvodën me një kontratë të re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024.
Megjithatë, pavarësisë vazhdimësisë pozitive, reprezentuesi kosovar mund të ndryshojë destinacion verën e ardhshme.
Anësorit të djathtë i skadon kontrata në vitin 2024, por së fundmi lojtari nuk ka asnjë qëllim të nisë negociatat për rinovimin e saj.
Në këtë formë, drejtuesit e Torinos janë të të gatshëm të marrin masa dhe nëse nuk ndryshohet qëndrim nga ana e Vojvodës, atëherë ata do të tentojnë ta shesin në verën e vitit 2023, por të mos e humbur më pas futbollistin me parametër zero.
Vojvoda është një titullar i rregullt i Torinos dhe trajneri kroat Juric e ka aktivizuar atë në nëntë ndeshje këtë edicion. /Telegrafi/