Telegrafi

Vojvoda: Mezi pres t’i bashkohem Torinos

Mërgim Vojvoda (Foto: Getty Images.Guliver/gianlucadimarzio.com)

Torino e ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit të krahut të Standard Liege, Mërgim Vojvoda.

Futbollisti i Kosovës, i cili është në prag të nënshkrimit me klubin italian, është shprehur i kënaqur që do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Marrëveshja akoma nuk është kompletuar, mirëpo duket se 25-vjeçari do ta vazhdojë karrierën me Torinon, ndërkohë që në garë ishte edhe Atalanta.

(Foto: gianlucadimarzio.com)

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Toros”, ka thënë Vojvoda pas arritjes në Malpensa gjatë të martës, transmeton Tuttomercatoweb.

Lexo po ashtu Rrahmani te Napoli, Vojvoda te Torino – menaxheri Adrian Aliaj flet për transferimet e dyshes së Kosovës

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Mezi pres që t’i bashkohem skuadrës dhe të filloj këtë sfidë të re”, citohet të ketë thënë lojtari shqiptar. /Telegrafi/