Mërgim Vojvoda pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Standard Liege.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka bërë një sezon shumë të mirë në Belgjikë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.
Lazio, Fiorentina dhe Torino janë tri skuadrat italiane që kanë shprehur gatishmëri për ta transferuar Vojvodën.
Madje menaxheri i lojtarit Adrian Aliaj ka qenë disa herë në Itali për të zhvilluar bisedime me këto skuadra.
Por së fundmi ka ardhur një ofertë tjetër për mbrojtësin e djathtë kosovar.
Mediat belge kanë raportuar se gjiganti rus Spartak Moska është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe duan transferimin e Vojvodës.
25-vjeçari vlerësohet rreth katër milionë euro, shumë që është e përballueshme për skuadrat që e duan atë.
Vojvoda këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol e ka bërë katër asistime. /Telegrafi/