Policia e Kosovës ka njoftuar se katër ankues, shtetas të huaj kanë informuar se nga vetura e tyre janë vjedhur tre telefona mobil, një llap-top dhe disa gjësende personale.
Njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin, mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktimat turistë shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur ‘te sharra’ dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimës llap-topin, telefonat dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftim.
NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim- Gjakovë.
Gjatë kontrollimit të veturës nga Policia janë gjetur dhe konfiskuar: 7,000 franga zvicerane, 200 euro, 326 dollarë amerikan, 3 telefona mobil, një llap top, një palë syze, tri paketime cigare, një parfum. /Telegrafi/