Një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 28.12.2024, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/