Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një 30-vjeçari, pasi i njëjti ka vjedhur paratë e një personi nga bankomati në Pejë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 prill të këtij viti, ndërkaq është raportuar më 26 maj.
Tutje, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Dema”, ku një person kishte tentuar të bëjë tërheqjen e parave nga bankomati, por meqë mjetet nuk i kishin dalur, ishte larguar nga aty duke menduar se nuk ka para.
Më pas aty kishte shkuar i dyshuari, i cili kishte vërejtur se paratë kishin dalë nga bankomati, ndaj të njëtat i kishte marrë dhe ishte larguar me shpejtësi aty/
“Më datë 26.05.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ankuesi ka raportuar se me datё 12.04.2022, kishte tentuar tё bёjё tërheqjen e parave nga bankomati i njё banke nё rrugën “ Isa Dema” nё Pejё, meqenëse i njëjti ka qëndruar pёr njё kohё tek bankomati dhe nuk i kanё dalur mjetet (paratё), ёshtё larguar duke menduar se nuk ka para”.
“Mё pas aty vjen njё person mashkull rreth moshёs 30 vjeqare i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty”, thuhet në komunikatën për media të policisë.
Sipas njoftimit, hetuesit pranё Stacionit Policor në Pejё gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё Shtetit, janë publikuar fotogarfitё e tij.
“Kёrkojmё bashkёpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/