Site icon Telegrafi

Vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 27-vjeçari në Vorë

Policia e Vorës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit J. C., 27 vjeç për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.  

Sipas policisë, në lidhje me ngjarjen është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Exit mobile version