Telegrafi

Vodhën tre bidonë naftë – policia arreston katër persona në Podujevë

Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në fshatin Lupç të Podujevës pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 03:35, njofton policia.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate të naftës. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar një veturë e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në rast dhe tre bidonë me naftë rreth 90-litra”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/