Site icon Telegrafi

Vodhën paratë në veturën e një viktime, arrestohen tre persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për  vjedhje të parave në veturën e një shtetaseje të Shqipërisë dhe dy të tjerë për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Policia e Kosovës njofton s e sot rreth orës 00:10, në stacionin policor Pejë një viktimë e rastit shtetase e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se me datën 21.12.2019 rreth orës 21:45 ishte ndalur ne rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyrë në marketin ‘Fresh, veturën e saj e kishte lënë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale. Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty.

Sipas Policisë, viktima në çantë ka pasur 2, 500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

“Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intensivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Me aktvendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar për 48 orë.

Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version