Site icon Telegrafi

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e atlete të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ankuesi shtetas i Kosovës kishte denoncuar rastin në polici duke deklaruar se persona të panjohur duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve kosovarë. Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar B. K. (2004) dhe F. Sh. (2000)”, thuhet në njoftim.

Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë të vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës “Michael Kors” disa bizhuteri për femra si dhe një palë atlete të markës “Louis Vuitton”.

Policia tutje njofton se armët e zjarrit nga të dyshuarit i ka blerë i dyshuari R. Sh. (2002)

Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve për këto dy raste në stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime të rënda i cili dy të dyshuarve B. K. dhe F. Sh. u caktoi masën e ndalimit për 48 orë për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa të dyshuarit R. Sh. (2002) i caktoi masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Pranimi i mallrave të vjedhur”.

Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç. /Telegrafi/

Exit mobile version