Site icon Telegrafi

Vodhën nën kërcënimin e armës në Kamëz, arrestohohet 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me armë një person dhe i vodhi aksesorët e floririt në Kamëz. Bashkëpunëtori i tij 32-vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia sekuestroi tre ora dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme, një sasi municioni luftarak dhe automjetin që dyshohet se kanë përdorur autorët për të realizuar vjedhjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. K., në bashkëpunim me shtetasin Q. H., në një biznes (pikë për shitjen e automjeteve), në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, shtetasit Xh. Sh., orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H., si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe nga shtetasi i arrestuar S. K. /Telegrafi/

Exit mobile version