Tre persona janë arrestuar në Sarandë, pasi i vodhën me dhunë një shumë parash një shtetasi afgan.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road”, u arrestuan shtetasit K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ku vjedhja u krye në bashkëpunim.
Policia ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare. /Telegrafi/