Vlora Merovci u bë pjesë e mediave rozë pas lajmit se ajo ka hequr dorë nga aktrimi për t’u fokusuar te puna e saj në ministri.
E kontaktuar nga Telegrafi, aktorja e njohur mohoi se ka braktisur aktrimin, duke thënë se puna e re nuk është në plan të parë.
“Ministria e Drejtësisë është një sfidë e re për mua, por aktrimin e kam në plan të parë. Aktrimin nuk e kam lënë dhe nuk do ta lë”,tha aktorja , e cila momentalisht është e angazhuar rreth diplomimit në master, moduli teatër në Universitetin e Prishtinës.
Ndryshe Vlora për publikun shqiptar u bë e njohur pas rolit të “Almës” në serialin televiziv “Familja moderne”./Telegrafi/