Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku i reagon Grenellit, pasi ua uroi serbëve Vidovdanin

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit special të SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo.

“Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.

Lexo po ashtu Grenell uron kremtën e Vidovdanit: I ngrit lartë "heronjtë" serbë

Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.

“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi nëpërmjet një postimi në Twitter.

Exit mobile version