Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku në KS të OKB-së: Majlinda mori oferta milionëshe, por i refuzoi për ta përfaqësuar Kosovën

Sot, në New York është mbajtur sesion i rregullt i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili zhvillohet çdo tre muaj rreth gjendjes në Kosovë.

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA, ka mbajtur fjalimin në emër të shtetit tonë, ku ka folur edhe për të arriturat e Kosovës.

Ajo mes të tjerash ka folur edhe për të arriturat e sportistëve tonë, ku shembull ka marr arritjet e xhudistes Majlinda Kelmendi.

“Krenaria jonë e artë, Majlinda Kelmendi. Derisa Kosova luftonte për të qene anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ajo ushtronte në një palestër që nuk kishte as rrymë. Ajo refuzoi miliona euro për të prezantuar vendin e saj. Ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios, duke na dhënë një mesazh se si do të duhet vendin ynë”, tha ndër të tjerash Çitaku.

Kjo e fundit mori edhe disa shembuj të tjerë, të cilat i quajti heroina të Kosovës para ambasadorëve të shteteve të huaj.

Theksojmë se shtetin serb e përfaqëson Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili është përqendruar më tepër në themelimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Exit mobile version