Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku krenare me performancën e Duas në finalen e Ligës së Kampionëve

(Foto: Getty Images)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shprehur krenarinë me performancën e Dua Lipës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dua Lipa është burim krenarie për të gjithë shqiptarët të të gjitha profileve.

Kështu, natyrisht se ajo është krenari edhe për ambasadoren e Kosovës në SHBA.

Vlora njihet si tifoze e flaktë e Barcelonës dhe me që klubi i saj nuk luan në finale, duket se ambasadorja ka gjetur ngushëllim te Dua.

Pikërisht këngëtarja shqiptare do të performojë në finalen e ngjarjes më të madhe të futbollit.

“Besoni ose jo, Kosova do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve. Superylli jonë Dua Lipa do të hapë mbrëmjen me këngën e saj “Neë Rules”. Pasi ekipi im i preferuar humbi, tash kam motiv për të shikuar finalen… së paku ceremoninë hapëse”, u shpreh Vlora në këtë postim.

Vlora nuk ka fshehur asnjëherë dashurinë për futbollin dhe pasionin e saj për sportin.

Ndërkaq, ajo gjithmonë ka qenë edhe përkrahëse ndaj yjeve shqiptare në botë që kanë arritur sukses ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version