Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjithmonë rezervon kohë për ekipin e zemrës.
Ata që e njohin Vlorën, e dinë se ajo vdes për Barcelonën, ekipin e saj të zemrës në futboll.
Ajo nuk lë ndeshje pa komentuar, dhe nuk lë gol pa ju gëzuar, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, pak arsye për gëzim pati sonte ajo. Barca humbi 3-1 nga Manchester City në Ligën e Kampionëve.
Por, pavarësisht kësaj, një ngacmimi nga Fatos Berisha ajo i përgjigjet me sportivitet, duke treguar krenari.
“Janë ca fytyra që i sheh rrallë. Ato të miqve të mi, tifozë të Barcës, kur humb Barca. Gajret”, ka shkruar Berisha.
Në përgjigje të tij ka reaguar Vlora Çitaku, e cila ka mbajtur veten duke thënë se është krenare.
“Hello. Edhe humbëse edhe krenare”, u shpreh Vlora në këtë përgjigje.
hello 🙂 edhe humbese edhe krenare 🙂
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) November 1, 2016
Vlora që prej angazhimit si ambasadore, ka tentuar të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, sidomos atyre rozë, por ndonjëherë në rrjetet social nuk heziton të godasë rreth çështjeve jo politike. /Telegrafi/