Këshilli për punë të përgjithshme i Bashkimit Evropian, ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor në Maqedoni, ku edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e parakoshme parlamentare, vlerësoi se mirëmbajtja e zgjedhjeve është kyçe për Maqedoninë në raport të statusit të saj në integrimet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Këshilli e përshëndet marrëveshjen e arritur nga ana e kryetarëve politik më 20 korrik 2016 për zbatimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Përzhinos. Pas anulimit të zgjedhjeve të planifikuara për në prill dhe qershor, vendime të rëndësishme ishin sjellë më 31 gusht 2016, që e hapën rrugën për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016. BE-ja bëri thirrje që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të zbatohen në mënyrë të besueshme, në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që edhe është vërtetuar të dielën me zgjedhje të qeta’, citohet në këtë konkluzion të Këshillit.
Këshilli shpreh shqetësimin e saj serioz në lidhje me vazhdimin e krizës politike në Maqedoni dhe e vlerëson se ‘vetëm pjesërisht është zbatuar marrëveshja e Përzhinos’, dhe bën thirrje në vullnet politik që të sigurohet zbatim i plotë, i përmbajtur dhe material i së njëjtës. Këshilli shënon vërejtjet edhe te funksionimi i i gjyqësisë, e cila duhet të lejohet të funksionojë në mënyrë të pavarur.
Në draft-konkulzionet, Këshilli e merr parasysh pozitivisht atë se KE është i gatshëm ta parashtrojë rekomandimin e vet për hapje të bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë, me kushtin për përparim në zbatimin e Përzhinos dhe zbatimi i prioriteteve të ardhshme urgjente.