Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, pas arritjeve personale dhe kolektive.
Aventurat e shkëlqyera me disa nga klubet më të mëdha në botë, si Juventus, Real Madrid dhe Manchester United, kanë bërë që paga e tij të jetë fitimprurëse që në moshë shumë të re.
Tani, në moshën 36-vjeçare, ku është rikthyer për një herë të dytë me “Djajtë e Kuq”, ai fiton 561,000 euro në javë.
Megjithatë, paratë e tij të fituara në futboll krahasuar me ato nga marrëveshje e ndryshme tregtare dhe sponsorizime, mbeten të ‘vogla’, pasi pasuria personale e portugezit arrin shifrën e 1 miliard dollarëve.
Në vitin 2020 me gjigantët e Serisë A, Juventus, fitimet totale të karrierës së Ronaldos kaluan 1 miliard dollarë (861.36 milionë euro) dhe, që nga tetori 2021, vlera e tij neto ishte 500 milionë dollarë (432.7 milionë euro).
Marrëveshjet e sponsorizimit
Ronaldo ka përfaqësuar një sërë markash të profilit të lartë në karrierën e tij, si Herbalife, Armani, Clear Shampoo dhe Unilever, të cilat sjellin gjithsej rreth 45 milionë dollarë (39 milionë euro) në vit.
Kontrata e tij me markën sportive Nike sjell 20 milionë dollarë shtesë (17 milionë euro) në vit, si dhe një mori kompanish të tjera të njohura me të cilat ai bashkëpunon.
Thanks @Nike for this amazing birthday gift!?????#24kgold #AF1 #CR7 pic.twitter.com/LYDy58Vs13
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) February 5, 2018
Biznesi personal
Përveç marrëveshjeve të sponsorizimit me markat e tjera, Ronaldo është një biznesmen më vete, duke krijuar disa sipërmarrje të suksesshme.
Këto përfshijnë klinikat e mbjelljes së flokëve në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë, të cilat sjellin rreth 115 milionë dollarë (99.34 milionë euro) në vit, si dhe gamën e të brendshmeve të tij CR7. /Telegrafi/