Telegrafi

Vlera e Kosovës dhe përfaqësueseve tjera të grupit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Sllovenisë është më e vlefshme e Grupit 3 në Ligën C të Kombeve, ku bënë pjesë edhe Kosova, Greqia dhe Moldavia.

Kosova i ka mësuar kundërshtarët gjatë të martës pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë vendosur në Grupi C, dhe do të përballet me përfaqësuese të njohura si Greqia e Slloveninë dhe një më pak e njohur si Moldavia.

Lexo po ashtu Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve - në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë

Por, sa janë të vlefshme këto ekipe përfaqësuese dhe a dallojnë shumë në mes vete?

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, Sllovenia është përfaqësuesja që ka vlerën më të madhe në grup me 160 milionë euro.

Lexo po ashtu Orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, e nisim dhe e mbyllim me Moldavinë

Kosova, ashtu sikurse edhe Greqia janë të përafërta, duke u vlerësuar me nga 100 milionë euro ekipet e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kurse, Moldavia gjenden në vendin e fundit pasi vlerësohet me vetëm 20 milionë euro.

Ndeshjen e parë, Dardanët pritet ta zhvillojnë me tre shtator në udhëtim te Moldavia. /Telegrafi/