Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga shpërthimet që goditën kryeqytetin ukrainas mëngjesin e së hënës.
Sipas raportimeve, ky numër është konfirmuar nga policia ukrainase, por mendohet se numri mund të jetë më i lartë.
Deri më sot, kryeqyteti ukrainas kishte kaluar disa muaj relativisht të qetë.
Lidhur me këtë, presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar sulmet në disa vendbanime ukrainase.
Në një video-adresim, Putin thotë se raketat me rreze të gjatë kanë goditur objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit.
Udhëheqësi rus pritet sot të takohet me Këshillin e Sigurisë dhe pritet që të diskutojë shpërthimin që ndodhi në fundjavë në një urë që lidh Rusinë me Krimenë – diçka për të cilën ai fajëson Ukrainën. /Telegrafi/