Site icon Telegrafi

Vladimir Putin me fjalim koti, disa prej të pranishmëve i zuri gjumi

Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim dy orësh sot në kryeqytetin rus, Moskë.

Fjalimi e kishte aq patetik dhe propagandues, sa që disa të pranishmëve iu humbi përqendrimi.

Takimi zgjati saktësisht dy orë e 30 minuta, ku presidenti rus nuk tha asgjë të rëndësishme.

Lexo po ashtu Çfarë tha Putini në fjalimin e tij propagandues prej dy orësh?

Disa prej të pranishmëve shihet se i zuri gjumi ndërsa disa mezi prisnin të përfundonte fjalimin Putini.

Ndryshe, gjatë këtij fjalimi si gjithnjë u mundua të bind qytetarët e vendit se gjithçka është në rregull dhe se është duke punuar që vendin e tij ta bëjë “të përkryer”.

I pari i Kremlinit bëri të ditur se shumica e rusëve “mbështesin” pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, që tani ka hyrë në vitin e tre të luftës.

Ndryshe, Putini ka mbajtur fjalimin në kuadër të para-fushatës për zgjedhjet presidenciale në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version