Telegrafi

Vjosa Osmani reagon për rikthimin e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë: Mirë se vjen në shtëpi

Foto: Telegrafi

Festivali “Sunny Hill” është rikthyer në Prishtinë, ka njoftuar sot Ministria e Kulturës në emër të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe organizatorëve të festivalit.

“Sunny Hill” pritet të mbahet më datë 4, 5, 6 dhe 7 gusht, krahas mbajtjes në Prishtinë, festivali këtë vit mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter.

“Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë ku e ka vendin”, ka shkruar Osmani në postim.

Ndryshe, këtë vit festivali rikthehet pas një pauze prej dy vitesh dhe pritet që emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare të performojnë përgjatë katër ditëve. /Telegrafi/