Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani reagon pas përplasjes së presidentit Thaçi me deputetët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas debatit që ka zhvilluar sot me deputetët e kuvendit në Komisionin parlamentar hetimor. 

Aty presidenti Thaçi ishte ftuar nga Komisioni hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Deputetja Osmani në një shkrim të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook ka shkruar se “Institucioni më i lartë i vendit, Presidenti = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Ndërkohë, mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar është shoqëruar me përplasje të shumta ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionit.

Lexo po ashtu Pas 'përplasjeve' të Presidentit Thaçi me deputetët, përfundon mbledhja e komisionit për rastin e shtetasve turq

Thaçi ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit, me arsyetimin se ky Komision ka shkelur ligjin pasi që ka angazhuar ekspertë të huaj për të hetuar rastin./Telegrafi/

 

Exit mobile version