Mbrëmjen e kaluar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nder të 249 vjetorit të themelimit të U.S. Marine Corps, e cila u mbajt në Ballon e Marinave amerikanë.
Ky aktivitet shënon një traditë të rëndësishme, ku U.S. Marine feston ditën e themelimit të tij dhe nderon të gjithë ata që kanë dhënë jetën dhe kanë sakrifikuar për liri e paqe në të gjithë botën.
Osmani në Facebook shkruajti se “Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh, me të cilën U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë.”
Ajo theksoi se ky eveniment është një mundësi për të përkujtuar sakrificat e ushtarëve dhe për të theksuar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë shënim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Telegrafi/