Telegrafi

Vjosa Osmani më e votuara në listën e LVV-së në Junik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet politike nëpër komuna.

Në komunën e Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa më e votuara është Vjosa Osmani me 367 vota, shkruan Telegrafi.

Pas Osmanit më i votuari është Glauk Konjufca me 245 vota. E treta renditet Donika Gërvalla-Schwarz me 172 vota.

Vota të konsiderueshme kanë marrë edhe Vasfije Blair ku ka marrë 89 vota, pas saj renditet Arben Vitia me 88 vota dhe Avni Dehari me 70 vota.

Vota kanë marrë edhe kandidatët e tjerë, mirëpo Telegrafi ka llogaritur votat e top 6 së parë në listën e LVV-së. /Telegrafi/