Telegrafi

Vjet Rita Ora, sivjet filmi “Shok” në Oscar

Rita Ora e pat kënduar këngën “Grateful”, kolonë zanore e filmit “Beyond The Lights “, kurse sivjet po merr pjesë një pjesë e kastës së aktorëve të filmit “Shok”.

Për dy vjet radhazi në ceremoninë prestigjioz Oscar po marrin pjesë edhe artistë shqiptar.

Vitin e kaluar ishte ngjitur në skenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila pat kënduar këngën “Grateful”, kolonë zanore e filmit “Beyond The Lights “.

Kurse sivjet po merr pjesë një pjesë e kastës së aktorëve të filmit “Shok”, Lum Veseli dhe Andi Bajgora, duke përfshirë edhe regjisorin Jamie Donoghue dhe producentët: Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.