Telegrafi

Vjena rikthehet si qyteti më i mirë për jetesë në botë – gjashtë nga top 10 vendet në listë janë nga Evropa

Kryeqyteti austriak, Vjena është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist të botuar sot (e enjte).

Kryeqyteti ukrainas Kiev nuk u përfshi këtë vit pasi Rusia pushtoi vendin në fund të shkurtit, ndërsa qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburg ranë në renditje për “censurën” dhe ndikimin e sanksioneve perëndimore.

Vjena rrëmbeu vendin e parë nga Auckland, i cili ra në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë së coronavirusit, sipas raportit të Economist Intelligence Unit (EIU).

“Vjena, e cila ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, që atëherë është rikthyer në vendin e parë, pozicionin që mbajti në 2018 dhe 2019”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Vendi evropian që është shpallur destinacioni më i mirë për t’u larë

“Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë hijeshitë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”.

Copenhaga

Evropa krenohej me gjashtë nga dhjetë qytetet më të mira. Kryeqyteti austriak u pasua nga kryeqyteti danez Copenhagen dhe Cyrihu i Zvicrës. Qyteti tjetër zviceran Gjeneva doli i gjashti, Frankfurt i Gjermanisë i shtati dhe Amsterdami i Holandës i nënti.

Lexo po ashtu Këto janë zyrtarisht plazhet më të bukura në botë, sipas TripAdvisor

Calgary doli në vendin e tretë të përbashkët, i ndjekur nga Vancouver në vendin e pestë dhe Toronto në të tetin.

Toronto

Osaka e Japonisë dhe Melburni i Australisë ndanë vendin e dhjetë. Kryeqyteti i Francës, Parisi, doli i 19-ti, 23 vende më lart nga viti i kaluar. /Telegrafi/