Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Zonjës së Parë pas spekulimeve se nuk fle në një dhomë me Trump

Getty Images

Melania Trump ka reaguar ndaj thashethemeve se ajo dhe burri i saj, Donald Trump, flenë në dhoma të ndara.

Ish-modelja ka qenë vazhdimisht shënjestër e spekulimeve prej se burri i saj fitoi zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është thënë se sllovenia 46-vjeçare nuk është e kënaqur me të qenit Zonja e Parë, ndërsa sjelljet e Donald ndaj saj janë etiketuar si “të tmerrshme”.

Lexo po ashtu Melania dhe Donald Trump flenë në dhoma të ndara

Së fundmi, një njoftim i ri në US Weekly përhapi spekulime se çifti më i fuqishëm në botë nuk fle në të njëjtin krevat.

Një burim familjar ka thënë: “Ata kanë dhoma të ndara”. Ndërsa një burim tjetër ka theksuar: “Ata asnjëherë nuk kanë fjetur bashkë”.

Mirëpo, përfaqësuesit e Melanias i kanë përgënjeshtruar këto njoftime duke thënë se lajmi është krejtësisht i rrejshëm, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Është për të ardhur keq që po përmendni burime anonime që kanë krijuar llogari të fabrikuara”, ka thënë zëdhënësi i Zonjës së Parë për US Weekly.

Ndryshe, Melania vazhdon të jetoj në Trump Tower në New York derisa djali Barron ta përfundojë vitin shkollor. /Telegrafi/

Exit mobile version