Bashkimi Evropian është duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 të mbajtura në Kosovë.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, thuhet se BE-ja pret edhe formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.
“Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane”, thuhet në këtë deklaratë.
Më tej BE-ja thekson se pret që institucionet e reja të Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.
“Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë para vetes për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.
Edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar se zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjeku të institucioneve të saj dhe të gjithë akterëve relevantë dhe partive politike.
“Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak.
Yesterday’s elections in Kosovo demonstrated maturity of its institutions, all relevant actors and political parties. The citizens have made their voices heard and I’m looking forward to working with the incoming government on the continuation of the Dialogue. https://t.co/TM6mtxwCLA
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 15, 2021
Organizimin e zgjedhjeve e ka përshëndetur edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog ka përshëndetur institucionet për organizim profesional të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje aktive pavarësisht motit të ftohtë dhe situatës me COVID-19.
“Ekspertët e BE-së po përgatisin raportin dhe rekomandimet.
Urime Lëvizjes Vetëvendosje. Presim që ajo të marrë përgjegjësi për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit si dhe punën në axhendën e BE që përfshihet edhe dialogu”, ka shkruar Szunyog. /Telegrafi/
Congrats 2 🇽🇰people 4 professional organization of elections & active participation despite bad weather & COVID19. EU experts 2 prepare report&recomm. Congrats 2 @LVetevendosje. Expect it 2 take responsibility 4 swift gov. creation & president election & work on EU agenda/Dialog. https://t.co/W3hG3QXAJy
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 15, 2021