Telegrafi

Vjen reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale, i frustruar me testin për COVID-19

(Foto: Instagram/cristiano)

Në ditën kur Juventusi është nikoqir i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Superylli i Zonjës së Vjetër nuk do të mund të përballet me rivalin e vjetër, Lionel Messi, për shkak se ka rezultuar sërish pozitiv në coronavirus.

Më 13 tetor derisa ishte i angazhuar me Portugalinë, 35-vjeçari doli pozitiv për herë të parë, ndërsa edhe testet e mëvonshme kanë rezultuar pozitive.

(Foto: Screenshot/Instagram/cristiano)

Ai është dashur të dilte negativ 24 orë para ndeshjes (pra të martën), në mënyrë që të luante në Allianz Stadium, mirëpo testi PCR ka dalë sërish pozitiv.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës, ende pozitiv me COVID-19

Dhe natyrisht se ai i ka mbështetur bashkëlojtarët për këtë takim, ndërsa nuk ka hezituar edhe të bëjë një reagim frustrues ndaj testit që e zbulon COVID-19.

“Ndihem mirë dhe shëndetshëm! Forca Juve!”, ka shkruar Ronaldo në përshkrimin e një fotografie të shpërndarë në Instagram.

Ndërsa në një koment ka shkruar edhe se “PCR është hiçgjë”. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/cristiano)