Publikimi i albumit të ri të Beyonce ka nxitur thashetheme të shumta rreth lidhjeve dhe tradhtisë së burrit të saj, Jay Z.
I titulluar “Lemonade”, albumi si temë kryesore ka tradhtinë dhe vuajtjet e femrave me ngjyrë në Amerikë.
Fansat e Beyonce kanë filluar të kërkojnë femrën me të cilën Jay Z e ka tradhtuar këngëtaren e famshme dhe pasi përmendën një dizajnere, tash e kanë akuzuar këngëtaren shqiptare.
“Becky me flokë të mirë” – siç e quan diva e muzikës në këngën e saj – është personazhi që thuhet se e ka tradhtuar reperi. Akuzat për Ritën shpërthyen pasi ajo kishte postuar një fotografi në Snapchat, në të cilën kishte të veshur bikini me dy limona në to, ndërsa mbante një qafore me shkronjën “J”, duke aluduar në Jay-Z.
“Nuk kam asgjë pos respektin më të madh për Beyonce. Të vazhdojmë ta shijojmë ‘Lemonade’”, ka shkruar 25-vjeçarja në një postim në Twitter. /Telegrafi/
I have nothing but the upmost respect for Beyonce. Let’s continue enjoying Lemonade.
— Rita Ora (@RitaOra) April 26, 2016