Konflikti mes Izraelit dhe autoriteteve të Palestinës, përkatësisht Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar numër të lartë të viktimave.
Lidhur me këtë konflikt, Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.
“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar MPJ, përcjell Telegrafi.
As every state #Israel has the right and the obligation to defend its people against 2000+ rockets fired at civilians only by Hamas, who is holding Palestinian civilians hostage in its war. We mourn all victims. We urge for refrain, stop of violence & seeking peaceful solutions.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 16, 2021
Kujtojmë që luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit.
Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.
Ditën e djeshme nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa. /Telegrafi/