Telegrafi

Vjen përqafimi emocionues i vëllezërve Xhaka (Foto)

Ka ardhur përqafimi i ngrohtë në mes të vëllezërve, Taulant e Granit Xhaka.  

Rival në fushën e lojës, pasi luajnë për dy kombëtare të ndryshe, por jo rival edhe para fillimit të saj.

Kjo pasi, vëllezërit Xhaka para fillimit të takimit kanë treguar gjithë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Në daljen e futbollistëve të dy kombëtareve, para takimit të vlefshëm për Euro 2016, në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës, Taulanti e Granit janë përqafuar ngrohtësisht duke i uruar fat njëri-tjetrit. /Telegrafi/